Aktualitet

Rama ndan pamje nga rruga Prekal-Kir: Do të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik

Shkruar nga Liberale
Rama ndan pamje nga rruga Prekal-Kir: Do të sjellë një impuls

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga punimet që po bëhen në rrugën Prekal-Kir në Shkodër, për të cilën thotë se do të shërbejë si një impuls i ri zhvillimi turistik. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci thotë se ndërtimi i kësaj rruge prej 17 km është një nga prioritetet e tij.

“Është nga prioritetet që kemi pasur. Është një zonë e cila prej vitesh ka vuajtur nga mungesa e kësaj rruge. Jam shumë i gëzuar që arritëm ta fillojmë shpejt,. Për mua Dukagjini do të jetë një zbulim për Shkodrën, për turizmin, për zhvillimin ekonomik dhe të gjithë rajonin. Kjo është faza e parë e këtij investimi. Janë 17 kilometra rrugë, me 5 metra gjerësi, me kanalizime, me vepra arti, ura dhe mure mbrojtëse.“, shprehet Beci.

Banorët shprehen të lumtur për punën që po kryhet. “Jam i gëzuar që shikoj se filloj me u bërë. Kjo rrugë do të hapë perspektivë, do të kthejë njerëzit që kanë ikur. Do të zhvillohet qoftë turizmi apo fushat e ndryshme të ekonomisë”, u shpreh njëri prej banorëve të kësaj zone.

Ndërsa një tjetër tha: “Falenderoj kryetarin se është i vetmi që ka mbajtur premtimin dhe filloi zbatimin para afatit. Jam i gëzuar për këtë punë që po bëhet sepse zgjon edhe njëherë shpresat e dukagjinasve.”

Postimi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES ?

dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë?/kb

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH