Aktualitet

Rama flet për marrëdhënien me Metën: Mund të takohemi ku të dojë!

Shkruar nga Liberale
Rama flet për marrëdhënien me Metën: Mund të takohemi

Në Këshillin e Integrimit Europian, kryeministri Edi Rama komentoi edhe përplasjet mes tij dhe presidentit Ilir Meta.

Kreu i qeverisë theksoi se do të takohej me Metën kudo, si në Presidencë, apo dhe në prani të përfaqësuesve të komuniteteve fetare.

"Nuk është sekret se me president e Republikës ka çështje të hapura. Mund të takohemi dhe mund të takoheshim tek presidenti. Tek Kryeministria, tek kryetari i Kuvendit, te baba Mondi, tek kreu i Myslimanëve. Ne nuk mund të bëjmë dialog nëpër ambasada. Kjo do të jetë e fundit. Për mua do të jetë e fundit. Dua që të gjithë shqiptarët që për çështje që na takon t’i zgjidhim vet. Nëse do jemi serioz e të sinqertë, ne nuk mund të bëjmë më sikur s’jemi të njëjtët kur vjen puna për t’i zgjidhur punët bashkërisht.”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH