Aktualitet

Qytetari: Nuk kam ardhur në protestë për opozitën, por se Shqipëria po vidhet!

Shkruar nga Liberale
Qytetari: Nuk kam ardhur në protestë për opozitën, por se

Në sheshin “Skënderbej” janë mbledhur qytetarët nga Tirana dhe Veriu. Njëri prej tyre tha se vendi ka qenë kantier pune dhe sot është azil pleqsh.

Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsoi se ka shkuar në protestë jo se e thirri opozita, por se Shqipëria po vidhet.

“Kemi ardhur në protestë jo se na thirri opozita, por se Shqipëria po vidhet. Po shkojnë të gjitha lekët te kriminelët, të rusët, te serbët, jo te populli shqiptar. Ndaj i bëj thirrje popullit shqiptar të dalë të protestojë, jo për partitë, por se po na merr lekët tona. Të protestojmë jo një ditë. T’i japim tre ditë afat kryeministrit, të japë dorëheqjen nëse nuk e jep ta gjejmë në vrimë të miut. Gjykata t’i japë vulën PD-së. SPAK të deklarojë se kush është fajtori në çështjen e atij amerikanit me Edi Ramën. Fëmijët na i morën, na i çuan nëpër botë, të na i shfrytëzojë bota. Ne kemi ngelur pleq e plaka këtu”, u shpreh një tjetër.

Simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike dhe opozitës kanë filluar grumbullimin në prag të nisjes së protestës së thirrur përpara Kryeministrisë. Nën moton “Shqipërisë i dalim zot”, mbështetës të kësaj force politike po mbushin selinë blu dhe sheshin Skënderbej.

Protesta është parashikuar të fillojë rreth orës 12:00 dhe nuk ka një afat të caktuar përmbyllës.Forca të shumta policore janë rreshtuar para dhe prapa Kryeministrisë. Të angazhuar në terren do të jenë 1 mijë e 100 forca policore, mes të cilëve edhe ata të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë apo Gardës së Republikës.

Mes tyre, do të përfshihen edhe agjentë civilë, të cilët do të monitorojnë nga brenda protestën, për mbarëvajtjen e saj.

Dera e Kryeministrisë ndërkohë pritet të blindohet me një pjesë të shtuar metalike. Ndërsa, përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, janë vendosur nga autoritetet kamera me rezolucion të lartë, për evidentimin e çdo problematike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur më herët në selinë blu ku është pritur nga simpatizantë demokratë. “Do jetë protestë mbarëkombëtare. Revolucioni sapo filloi”, theksonte Berisha para se të futej në seli. Berisha po zhvillon takimet e fundit para se të niset drejt Kryeministrisë, ku është instaluar foltorja dhe do të mbahen fjalimet.

Disa segmente rrugore ndërkohë do të jenë të bllokuara, duke filluar një orë përpara protestës.

Ato do të jenë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në këto akse, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.

“Pjesëmarrja do të variojë 80 mijë deri në 100 mijë protestues. Protestuesit do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skënderbej dhe do të lëvizin në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet me dije se foltorja do të vendoset në Bulevard përballë Kryeministrisë dhe personat që do të flasin do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Ambasada amerikane këshilloi qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga PD-ja.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve”, vëren njoftimi zyrtar.

Ambasada këshilloi qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha.

“Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, përmbyllet reagimi i diplomacisë amerikane në Tiranë./Libertale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH