Aktualitet

Qytetari, kritik ndaj Berishës: Nuk isha dakord që të ktheheshit

Shkruar nga Liberale
Qytetari, kritik ndaj Berishës: Nuk isha dakord që të ktheheshit

Gjatë takimit me demokratët e Korçës, ish-kryeministri Sali Berisha është përballur edhe me kritika. Një prej tyre u shpreh se nuk ishte dakord që Sali Berisha të rikthehej sërish.

Qytetari po ashtu u shpreh se nuk mund të ndihmohet Partia Demokratike duke thënë “marrsh nga ditët tona”.

Qytetari: Je me fat që ke një mbështetje kaq të madhe. Por une nuk do isha dakord që të ktheheshit.

Sali Berisha: Nuk isha vetë dakord për tu kthyer.

Qytetari: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marrsh nga ditët tona”. Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar dhe në aspektin njerëzor familjes suaj nuk i ndodh asgjë. Por unë kam nevojë për disa përgjigje, Bashën e kam kritikuar 8 vjet para. Ju keni kërkuar ndjesë, po ndjesë pas 8 vitesh gabime të njëpasnjëshme të Bashës dëmi është bërë dhe unë do ish ai lindur sikur në 2013 e emëruar se ishte djalë i ri europian, por në 2017 ai bëri një marrëveshje me Ramën kokë më kohë, pastaj doli nga parlamenti.

Sali Berisha: Të falënderoj për ndërhyrjen, do të saktësoj vetëm një moment. Unë e kam mbështetur me të gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë, për këtë të garantoj. Pse? Unë dhashë dorëheqjen, kisha konceptin njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë, dhe asnjë tjetër përveç 2 personave nuk u paraqit për t’u kandiduar, dhe asnjërit nuk i kam thënë unë që kandidoni, kur u thashë që gara ishte e hapur, e mbështeta plotësisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH