Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës. Ai u shpreh para gazetarëve se do të vijojnë ‘betejën ndaj pozitës’, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të ‘mos i provokojnë’ teksa opozita proteston në Kuvend.
“Diskutuam si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për vazhdimin e mohimit të të drejtave të deputetëve në Kuvend. Dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në Kuvend, u kërkoj deputetëve të PS në Kuvend që të mos marrin rolin e provokatorit.
Respektoni protestën. Mos ndodhë si dje, që ne protestonim dhe ata zhurmonin. Dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi…”-tha Berisha.
Lidhur me përjashtimin e 7 deputetëve nga Kuvendi, Berisha u shpreh: "Vendim i urdhëruar nga Rama, do marrë përgjigje çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve. Ju ftoj të jeni aty në 15:30. Ne do të protestojmë vetë."