Aktualitet

Pas largimit të Ardi Veliut, 20 emra në garë për të marrë drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Shkruar nga Liberale
Pas largimit të Ardi Veliut, 20 emra në garë për të

Pas dorëheqjes së Ardi Veliut, nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vazhdon procedura për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Nga 20 emra që kanë shprehur interesin për këtë pozicion,  pritet që sot komisioni i ngritur t’i dorëzojë Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës, vetëm pesë kandidatë.

Gjatë këtyre ditëve kandidatët u testuan në intervistim ku ishin si vëzhgues ashtu edhe përfaqësues të ICITAP, përfaqësues i ambasadës amerikane, dhe të OPDAT.

Sipas burimeve të Top Channel, disa nga emrat që kanë shprehur interesin për të marr drejtimin e AMP-së janë: Artur Beu, Florian Sulejmani, Indrit Hitaj, Durim Sota, Gentian Shehu, Hergis Jica, Xhavit Shala. Po ashtu, në garë është dhe një grua, Alma Katragjini, e cila vjen nga sektori i hetimit të korrupsionit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH