Aktualitet

Pas 12 orësh pritje, Raynair anulon fluturimin nga aeroporti i Rinasit, qytetarët: Kemi pritur që mbrëmë, sot na thanë se ka defekt avioni

Shkruar nga Liberale
Pas 12 orësh pritje, Raynair anulon fluturimin nga aeroporti i Rinasit,

Pas 12 orësh pritje, kompania ajrore e fluturimeve, Raynair anulon fluturimin nga aeroporti i Rinasit.  Të shqrtësuar qytetarët kanë thënë se kanë pritur mbi 12 orë që prej mbrëmjes dhe sot u është thënë se avioni ka pësuar një defekt.

Dhe kjo ka bërë që t’u anulohen planet dhe rezervimet, duke dëmtuar kështu qytetarët.

“Pritëm 12 orë në avion, na thanë avioni ka defekt, duhet të prisni. Që mbrëmë pritëm në aeroport dhe në avion. Sot në mëngjes njoftuan se fluturimi anulohet.

Komandanti në avion tha se do kompensohemi. Agjencitë thonë se s’kanë njoftim për anulim. Na u prishën planet dhe prenotimet që kishim bërë”, janë shprehur qytetarët për News 24.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH