Aktualitet

Nis seanca në Kuvend për shkarkimin e Presidentit

Shkruar nga Liberale
Nis seanca në Kuvend për shkarkimin e Presidentit

Parlamenti ka nisur seancën, ku pas diskutimeve, pritet të vendosë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Për shkarkimin e tij duhet një humicë e cilësur prej 94 votash.

Nisma për shkarkimin e kreut të shtetit, nisi pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka pas një kërkese nga 49 deputetë u ngrit një Komision Hetimor Parlamentar.

Komisioni Hetimor, që u drejtua nga Alket Hyseni, mblodhi prova kundër Presidentit dhe në raportin përfundimtar flitej për shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.

Sipas Kushtetutës, edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e tij do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH