Aleksandër Biberaj, ish-zv. president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka reaguar pas shtyrjes së hapjes së negociatave me BE-në. Në një postim në Facebook, Biberaj e quan këtë një dështim të radhës së qeverisë Rama që po i kushton tepër kombit shqiptar.
Më tej, Biberaj thotë se kjo qeveri duhej larguar me kohë, pasi po e marrin më qaf popullin, teksa thekson se shpëtimi do të vijë më 25 prill.
Postimi i plotë
Tashmë është fare e qartë se Edi Rama dhe banda e tij qeverisëse e rilindjes, vazhdon ta lërë Shqipërinë jashtë dhe shumë larg dyerve të Europës. Shënohet edhe një dështim tjetër, i radhës ky, për Edi Ramën dhe qeverinë e tij okulte, dështim që na kushton shumë si komb dhe shoqëri. E filluam të parët në Ballkan ëndrrën e integrimit europian dhe jemi katandisur të fundit në Ballkan, ku në sajë të Edi Ramës dhe grupit të tij kriminal në qeveri dhe parlament, po na e kalon për integrimin edhe mikja e Edit Serbia, edhe Mali i Zi, mbetet të na e kalojë tani edhe Bosnja dhe "Republika Serbska".
Turp e faqja e zezë për këtë palaco kryeministër dhe palaco qeveri që kemi, dhe turp edhe më i madh për ne si komb dhe shoqëri që e durojmë prej 8 vitesh këtë pushtet kriminal, anti popullor, anti kombëtar dhe anti europian.
Duhej jo thjesht t'i kishim rrëzuar horrat e rilindjes nga pushteti i pamerituar, por duhej t'i kishim hedhur në det që të shpëtonim një hëre e mirë nga fara e keqe e trashëgimisë komuniste, e bijve dhe bijave, nipërve dhe mbesave, e krijesave perverse dhe hemafrodite të bllokut komunist, që kanë 80 vite qe po e marrin në qafë këtë popull të shumë vuajtur, por shumë fisnik! 25 Prilli plebishitar po vjen, shpëtimi po vjen!