Aktualitet

Negociatat/ Basha: Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Basha: Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Basha në fjalën e tij u shpreh se Edi Rama vazhdon propagandën e tij, duke thënë se qeveria ka bërë detyrat, e duke gjetur armikun jashtë tij.

Kryedemokrati tha gjithashtu se; “Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë”.

Pjesë nga fjala e Bashës

Shqipëria po shkon pas. Dy kushte të reja nga Bundestagu janë që të arrestohen hajdutët e votave dhe po ashtu të përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin diktatoriale. Kryeministri shqiptar vuri interesin e vet mbi interesat e shqiptarëve. Ka një përpjekje për ta paraqitur situatën sikur ka përplasje mes Francës e Gjermanisë dhe jo gjendjen e Shqipërisë. Kjo është një tentativë qesharake. Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria e do të thotë jo.  Kush nga ne nuk e di se çfarë valë emigrimi ka Shqipëria. Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH