40 vjeçari që ishte në kërkim nga Policia e Shtetit prej një muaji për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje” u kap sot nga policia e Lezhës në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë.
Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka bërë të mundur kapjen ndalimin e shtetasit A. P., 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.
Materialet procedurale u çuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./Gazeta Liberale