Aktualitet

“Në çdo stacion Edi, Iliri, Saliu”, Endri Shabani: Di njeri se në cilën bashki kandidojnë këta tre!

Shkruar nga Liberale
“Në çdo stacion Edi, Iliri, Saliu”, Endri Shabani: Di

Kryetari i “Nismës Thurrje”, Endri Shabani, komentoi nisjen e fushatës elektorale.

Shabani deklaroi se plani i qeverisë nuk është të bëjë ndonjë punë për qytetin, por për ta përdorë fushatën si referendum, ne përballë Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Ai shtoi se liderët politikë po dominojnë fushatën zgjedhore, ndërkohë që nuk janë kandidat për asnjë bashki.

“Në çdo stacion autobusi në Tiranë është Edi Rama lart, Ilir Meta dhe Sali Berisha poshtë, ky Rama në çfarë bashkie kandidon. Ky është kryeministri i të gjithë shqiptarëve, i cili menaxhon taksat e qytetarëve edhe atyre që nuk votojnë për PS-në. Ky lë punën e qeverisë që i është ngarkuar dhe del në fushatë dhe del e dominon atë. Ajo që dua të them është se nuk është plani për të bërë një punë për qytetin është për ta përdorur si një referendum, unë përballë atyre, e reja kundër të vjetrës”, tha Shabani në emisionin Review në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH