Aktualitet

Ndjehen sërish lëkundje tërmeti në vend

Shkruar nga Liberale
Ndjehen sërish lëkundje tërmeti në vend

Sërish lëkundje tërmeti në Veri të Shqipërisë. Tërmeti sipas IGJEUM u regjistrua 3 km në Juglindje të Fushë-Arrëzit në orën 13:41, me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Kjo është lëkundja e disatë pas tërmetit të fortë 4.3 që tronditi dje jo vetëm rrethin e Pukës, por u ndje dhe në disa qytete të tjera dhe Tiranë.

Tërmeti i mbrëmjes së të premtes (ora 22:37) ka shkaktuar dëme në disa ndërtesa në Pukë teksa banorët e kanë kaluar të tronditur natën. Ata kanë deklaruar se është ndjerë një oshëtimë e fortë dhe se lëkundja ka qenë e tillë sa dukej sikur po i fundoste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH