Aktualitet

Ndërtimet pa leje në bregdet, Lleshaj i përgjigjet Voltana Ademit

Shkruar nga Liberale
Ndërtimet pa leje në bregdet, Lleshaj i përgjigjet Voltana Ademit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit e cila kërkoi që shembjet në bregdet të mos bëheshin në mënyrë selektive.

Lleshaj deklaroi se nuk do të ketë diferencime në prishjen e ndërtimeve pa leje.

“Vlerësoj disa konstatime të zonjës Voltana Ademi. Prishjet janë një çështje, që kurrë nuk dëgjohet me kënaqësi. IKMT e ka përgjegjësi ligjore ta bëjë këtë, bashkë me bashkitë në koordinim. Besoj lajmërimet janë bërë, sepse ligji e parashikon këtë gjë. Edhe pse ata që kanë bërë ndërtime pa leje nuk kanë thënë, por besoj se IKMT e ka bërë njoftimin. Në rast se ndodh diferencimi, kushdo që bën të tilla gjëra do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

Kush ka ndërtime pa leje, nuk duhet t’i ketë ato. Autoritetet shtetërore kanë marrë përgjegjësi shumë herë më të mëdha kur interesi publik ka kërkuar për të ndërhyrë për ndërtimet pa leje. Interesi publik prevalon dhe kjo punë nuk negociohet. Keni të drejtë të kërkoni një veprim të panegociueshëm dhe pa asnjë përzgjedhje. Nëse ka diferencim, ai që e bën këtë punë, duhet të bëhet gati mirë. Nëse ka ndërhyrje në plazhin X, do bëhet nga fillimi në fund. Ju ftoj të gjithëve në rast se keni të dhëna të tilla, t’i paraqisni në të gjitha kanalet e mundshme”, tha Lleshaj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH