Aktualitet

Ndërpritet energjia, disa zona në Tiranë mbeten pa drita

Shkruar nga Liberale
Ndërpritet energjia, disa zona në Tiranë mbeten pa drita

Disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike pasditen e sotme. Kjo për shkak të dëmtimit në linjën 110kV të OST. Mbetën pa energji elektrike Nst Selitë, Ndroqi, Tec Kombinat dhe Spitalla (Durrës).

Aktualisht, sipas OSHEE, nënstacioni Selitë ka marë pjesërisht energji elektrike dhe po punohet për fidrat e mbetur ende të stakuar.

“Pasi u kryen monovrimet operative për selektimin e pjesës së dëmtuar nga ana e OST, u bë e mundur rikthimi i energjisë pas rreth 20 minutash, tek të gjitha n/stacionet, veç atij të Selitës që furnizon zonën jugperëndimore të Tiranës,“- informon zyra e shtypit e OSHEE-së.

Zonat e mbetura pa energji elektrike:

Selita, Kodra Diellit, zona pranë Fabrikës së Miellit në drejtim te Unazes se Re, Rr Kongresi I Lushnjes, Rr Ndre Mjeda,Rr Frosina Plaku,Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Komuna Parisit, Osman Myderizi, Grigor Heba, Margarita Tutulani, Dora Distria dhe Shkolles Kristal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH