Aktualitet

MSH: 5 të vdekur nga Covid-19 në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
MSH: 5 të vdekur nga Covid-19 në vendin tonë

Pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të të dhënave. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 213.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH