Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për t'u tërhequr nga votimi i paketës antishpifje në Kuvend, pa dalë opinioni i Komisionit të Venecias.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ky është një vendim pozitiv dhe i përgjegjshëm nga ana e Kuvendit.
"Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”.
Reflektimi i sotëm i shërbën një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane", shkruan Meta./Gazeta Liberale