Aktualitet

Momente tmerri, helikopteri përplaset në mes të parkut, pasagjerët nxirren nga kalimtarët

Shkruar nga Liberale
Momente tmerri, helikopteri përplaset në mes të parkut,

Momente dramatike janë kapur nga kamerat, ku shihet një helikopter teksa përplaset në një park në Brazil. Kalimtarët që shkojnë me urgjencë për të ndihmuar personat që udhëtonin brenda tij.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë Ushtarake të Sao Paolos, helikopteri ishte duke kryer një fluturim testues pas ndërhyrjes që ishte nënshtruar në aeroportin e Congonhas.

Ai qëndroi në fluturim vetëm 7 minuta për t’u përplasur rrufeshëm në tokë.

Kalimtarët e panë të gjithë ngjarjen dhe nxituan duke i ardhur në ndihmë pilotit dhe ndihmësit të tij, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

https://youtu.be/2d9j841sAx0

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH