Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka bërë sot betimin para Presidentit të Republikës.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin bëri betimin duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.
“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”, tha Ahmetaj.
Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. /Gazeta Liberale