Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur gjatë një takimi me studentët e ekselencës në UET se si i vlerëson zgjedhjet në Kosovë dhe pse ne jemi kaq pas?
Presidenti deklaroi se klasa politike në Shqipëri nuk mund të ndihet mirë në raport me standardin që u paraqit në Kosovë.
Për Metën lidershipi politik ua ka bërë shqiptarëve të vështirë procesin zgjedhor, ndërsa për Kosovën ai tha se ishin zgjedhje të shkelqyera, por kjo erdhi falë sistemit elektoral.
Meta tha se Kosova aplikon sistemin me lista të hapura, ç’ka solli që Vjosa Osmani dhe LDK të arrinte rritje në zgjedhje. Sipas tij, në Kosovë kemi një meritë të sistemit. Meta tha se drama jonë nisi me 2008 me ndryshimin e Kushtetutës.
Ajo ishte një nga Kushtetutat më të mira në botë, por me listat e mbyllura patëm probleme sepse partitë tona s’kanë traditë demokratike.
“Partitë u mbyllen prej asaj kohe dhe s’ka më depuetetë që flasin me zërin e tyre. Është godit në zemër demokracia parlamentare. Ky problem duhet parë edhe në reformen zgjedhore”,- tha Meta.