Aktualitet

Meta takon Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë: Situata pas tërmetit...

Shkruar nga Liberale
Meta takon Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë: Situata

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, ndërsa iu ka thënë që të verifikojnë të gjitha objektet e kultit pas tërmetit të 26 nëntorit, për të parrë nëse ka dëmtime.

Presidenti Meta i falënderoi Krerët e Bashkësive fetare për reagimin e tyre të menjëhershëm, duke u gjendur pranë njerëzve në këto momente të vështira dhe vlerësoi mbështetjen e tyre të pazëvendësueshme shpirtërore, morale dhe psikologjike.

“Roli juaj për rimëkëmbjen shpirtërore, rikthimin e shpresës, forcimin e solidaritetit e kurajës në kapërcimin e momenteve më të vështira që ka kaluar dhe kalon populli ynë është shumë i vyer”, tha Meta.

Ndërsa Kryetarët e Bashkësive fetare theksuan se: “Situata tragjike dhe kjo krizë e rëndë humanitare për të gjithë shoqërinë tonë duhet të shërbejë si një moment jo vetëm reflektimi por edhe pajtimi për të qëndruar së bashku në ndërtimin e një të ardhme me paqe, shpresë e dashuri, si një fillim i ri që vendi të ringrihet, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht dhe psikologjikisht”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH