Aktualitet

Mësuesja në Dimal pëson infarkt, nxënësit bëjnë dedikimin prekës: Jemi bosh pa ty…

Shkruar nga Liberale
Mësuesja në Dimal pëson infarkt, nxënësit

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sali Gjuka”, kanë bërë dedikim prekës për mësuesen Etleva Gjoni, e cila humbi jetën si pasojë e një infarkti teksa ishte duke shkuar për në shkollë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, nxënësit kanë shkruar komente prekëse për ikjen në moshë të re të mësueses.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.

“Presore si je? Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim! Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona! Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakatë e tua!”, shkruan një nxënës në komente.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH