Këshilli i Ministrave ka miratuar shkarkimin nga detyra të Eol Çashkut, i cili mbante postin e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK). Vendimi është marrë me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është bërë publik përmes vendimit zyrtar të qeverisë.
Sipas dokumentit të publikuar, vendimi për shkarkim është bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe në ligjin nr. 8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.
QKK është institucioni përgjegjës për zhvillimin dhe mbështetjen e industrisë kinematografike në vend.