Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, shkaktoi reagime të shumta në rrjet pas një performance shumë të komentuar në “American Music Awards 2025”, të mbajtur të hënën në Las Vegas.
55-vjeçarja u shfaq në skenë me një paraqitje plot pasion, duke puthur balerinët e saj para miliona shikuesve.
Performanca vjen vetëm pak muaj pas ndarjes nga aktori i famshëm, Ben Affleck, dhe u pa nga shumë si një tentativë për të lënë pas të kaluarën, megjithëse publiku ishte i ndarë në mendime.
Në skenën madhështore të hapjes, ylli i muzikës interpretoi një miks prej 23 këngësh të njohura nga artistë të nominuar, përfshirë hitet “Birds of a Feather” të Billie Eilish, “Espresso” nga Sabrina Carpenter dhe “Texas Hold ‘Em” nga Beyoncé.
Mirëpo, reagimet në rrjet ishin të forta. Performanca u përshkrua nga disa si “e sforcuar”, “e pakëndshme” dhe një “përpjekje e dëshpëruar për vëmendje”. Momenti në të cilin ajo puthi një prej balerinave të saj në skenë u cilësua si “i panevojshëm” dhe “pa shije”.
“Jennifer Lopez e ka humbur busullën plotësisht”, shkruante një përdorues në platformën X (ish-Twitter).
“Pse po i puth të gjithë?… Ngrita kokën nga telefoni dhe pashë Jennifer Lopez duke puthur një vajzë”, ishin disa nga komentet më të shpërndara.
Pavarësisht debatit rreth performancës së J.Lo, nata i përkiste Billie Eilish, e cila dominoi çmimet duke fituar në të gjitha shtatë kategoritë ku ishte e nominuar.