Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë me një projekt të ri që titullohet “Hana”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronela ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë nga kënga e re dhe ka shprehur entuziazmin për këtë projekt, duke thënë se është një nga këngët që ajo e do më shumë.
“Javën që po vjen ‘Hana’. E dua shumë këtë projekt, mezi po pres ta dëgjoni”, ka shkruar ajo krahas videos ku dëgjohet një pjesë nga kënga.