Showbiz

Elinara dhe Erandi flasin hapur për raportin e tyre në Ferma Club: Dashuri apo lojë?

Shkruar nga Liberale.al

Elinara dhe Erandi flasin hapur për raportin e tyre në Ferma Club:

Elinara dhe Erandi, dy nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni në Ferma Club, kanë zbuluar për herë të parë si e shohin marrëdhënien e tyre. Ndryshe nga pritshmëritë e fansave, nuk pati deklarim dashurie, por Elinara foli sinqerisht për ndjenjat e saj.

“Ndjesi kisha. Erandi ka atë finesën dhe sjelljen e një zotërie fisnik. Por aty ishte një reality show, dhe për fat të keq, ai zgjodhi të më eliminojë. Aty kuptova që nuk më dashuron,” tregoi ajo me ndershmëri.

Elinara shtoi se nëse Erandi do të kishte zgjedhur ndryshe, historia e tyre mund të kishte pasur një rrjedhë tjetër: “Erandi mund të zgjidhte dashurinë, por zgjodhi lojën. Mbase jashtë mund të ndodhë diçka, por nuk mbaj shpresa të kota.”

Nga ana e tij, Erandi pranoi se u shokua nga këto fjalë dhe la të kuptohet se ndjenjat mes tyre nuk janë të qarta: “U shokova,” tha ai, duke lënë hapësirë për një mundësi të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH