Aktualitet

“Jemi bërë si autoshkollë”, Beqaj në GJKKO: S’bëj dot mbrojtje pa akuzë të shkruar!

Shkruar nga Liberale

“Jemi bërë si autoshkollë”, Beqaj në GJKKO:

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, po mbahet ditën e sotme seanca e radhës për dosjen e “Sterilizimit”, ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gjatë seancës mësohet se Beqaj është shprehur se gjykata e ka pushuar procedimin penal të ngritur ndaj tij, duke i dhënë pafajësinë.

Ndër të tjera ai deklaroi se këtë vendim ia kishte kërkuar disa herë SPAK, por sipas tij, institucioni nuk ia kishte dhënë dhe më pas e kishte siguruar nga Kuvendi.

Ilir Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie. I kujtoj Gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundini i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduriale të të pandehurve.

Prokurori i çështjes është caktuar Edvin Kondili, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Bib Ndreca, kryesues dhe Flora Hajredini dhe Elsa Ulliri, anëtare. Beqaj kërkoi që vendimi i Gjykatës të merret dhe të shqyrtohet si provë.

Ilir Beqaj: Mbrojta ime ka marrë një përgjigjie nga zoti Kondili si prokuror i çështjes për një kërkesë që i kemi bërë SPAK. Unë kam kërkuar nga SPAK që të marr një vendim të 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda. E kam bërë disa herë këtë kërkesë.  SPAK nuk ma vendosi në dispozicion, e gjeta te Kuvendi këtë vendim që shkoi te kuvendi për komisionin hetimor. Vendimi ka të bëjë me një vendim të prokurorisë së Tiranës për pushim të çështjes për dosjen e sterilizimit. Prova të pafajsisë sipas meje nuk i shqyrton organi procedues, e ka detyrim ligjor të kërkojë prova për pafajsinë e një të pandehuri. Dua që ky vendim të merret nga gjykata dhe të shqyrtohet si provë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH