Aktualitet

Lidhjet me grupin kriminal të Suel Çelës, mbetet në burg ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Shkruar nga Liberale

Lidhjet me grupin kriminal të Suel Çelës, mbetet në burg

Në seancën e kësaj të mërkure, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo prentendonte në kërkesën e dorëzuar nga avokati, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit.

Pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-koleges së tij dhe lënin e saj në paraburgim.

Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024, po mbahet në Burgun e Grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH