Aktualitet

Helmimi me salmonelë i fëmijëve në Gramsh, AKU publikon rezultatet e analizave

Shkruar nga Liberale

Helmimi me salmonelë i fëmijëve në Gramsh,  AKU publikon

Për helmimin me salmonelë të 17 fëmijëve të një kopsht publik në qytetin e Gramshit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar sot duke bërë publike analizat e kryera në ISUV. Sipas AKU-së mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht, kofshë pule dhe vezë të marra në Tiranë dhe në Elbasan kanë rezultuar të pastër.

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

"Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces. Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut", thekson AKU.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH