Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali.
Donjeta Bali është prej më shumë se 20 vite pjesë e QSUT pasi ofron kujdes shëndetësor në shërbimin e pediatrisë, e specializuar në fushën e onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjet e rralla.
Profesoreshë Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj. Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024.