Sociale

Ndahet nga jeta ish- kryebashkiaku dhe mjeku i shquar i Pukës, Ndue Cara

Shkruar nga Liberale

Ndahet nga jeta ish- kryebashkiaku dhe mjeku i shquar i Pukës, Ndue Cara

Ecte me dhjetra kilometra çdo ditë për t'i shërbyer komunitetit. Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiaku i Pukës dhe një nga figurat më të njohura të shëndetësisë në veri të vendit. Pas një përballjeje të gjatë me një sëmundje të rëndë, Cara ndërroi jetë duke lënë pas një trashëgimi të çmuar si mjek dhe drejtues institucioneve publike.

Ndue Cara ka qenë një ndër të paktët kryebashkiakë që qëndroi në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit. Ai vijoi të kontribuonte në në zona ku kishte nevojë si Fushë-Arrëzi, shërbimin shëndetësor duke vizituar pacientë edhe nga zyra e tij si kryetar bashkie.

Ndahet nga jeta ish- kryebashkiaku dhe mjeku i shquar i Pukës, Ndue Cara

Me një karrierë të gjatë në drejtimin e disa institucioneve shëndetësore, Cara ishte i njohur për përkushtimin e tij ndaj komunitetit. Edhe në moshë pensioni, ai nuk u shkëput nga mjekësia, por zgjodhi të shërbente në zonat më të thella të vendit.

Prej afro 10 vitesh, Ndue Cara jetonte në një kontejner në zonën e thellë të Fierzës, ku ofronte ndihmë mjekësore për banorët e fshatrave të izoluara, duke u bërë simbol i përkushtimit dhe humanizmit.

Ndahet nga jeta ish- kryebashkiaku dhe mjeku i shquar i Pukës, Ndue Cara

Edhe pse në pension, ndryshe prej shumë kolegëve nuk zgjodhi klinikat, refuzoi emërimet e luksit dhe kërkoi të shërbente atje, në skajin më të largët, siç ishte Fierza, ku u përkushtua deri sa sëmundja ia bëri të pamundur më bashkëjetesën me banorët e thellësive të Veriut, për të cilët ai aq shumë përkujdesej.

Në takimin e fundit, në një prej dhomave të kirurgjisë po e ngacmoja, “Mos rri gjatë, se në Fierzë të presin!”. Me Zellin qe s´i mungonte e me zërin që shpoi fort në muret e asaj dhome më tha: “Ilaçet j’ua kam çuar  e, dhe këtë muaj nuk besoj se do kenë problem. Por, unë sot mendoj se ata tashmë do kenë gjithnjë problem, sepse ashtu si më parë, kur atje nuk ishte mjek Ndue Cara, dhe sot e tutje do vuajnë për shërbimet më minimale e ambientet e krijuara me aq kujdes prej tij. Po, do i kthehen harresës prej së cilës ai i nxori teksa vetë  vuante në kontenierine kthyer shtëpi, vetëm që t´u shërbente halleshumëve  të atyre anëve.

Pak kush e di, që për të mos thënë jo qindra herë u gjobite nga inspektorët për lëshimin e barnave me rimbursim dhe atëherë kur nuk rimbursoheshin. Si më the herën e fundit kur po e flisnim për këtë. “Aiii, ndashtë bre,  ma mirë unë pesëdhjetëmijë gjobë se sa të sëmurët pa ilaçe”.

Humbjet nuk janë kurrë të lehta, por kur shuhet njerëz të mëdhenj,  pesha e dhimbjes rëndon fort, e kur shuhen shembuj të një komuniteti, ajo lë gjurmë që s’fshihen lehtë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH