Sociale

"Vjen i nxehti afrikan në fund të qershorit"/ Meteorologia: Temperaturat do të arrijnë në 40 gradë

Shkruar nga Liberale

"Vjen i nxehti afrikan në fund të qershorit"/ Meteorologia:

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Rezarta Xhakollari, meteorologe, ka bërë parashikimin e motit, për javën e fundit të muajit qershor.

Gjatë intervistës, meteorologia, nënvizoi se ditët e fundit të qershorit, do të jenë me temperatura të larta. Edhe në mbrëmje siç tha ajo, temperaturat do të arrijnë deri në 38-40 gradë.

“Ditët e fundit të qershorit, prit të vijë i nxehti afrikan. Na pret një javë e nxehtë me temperatura që gradualisht do të rriten. Do të sjellë net tropikale. Edhe në mbrëmje temperaturat, do të arrijnë deri në 38-40 gradë. Do të jetë java në e nxehtë. Edhe në det parashikohet të jetë e bezdisur kur kemi masa kaq të nxehta”, tha ajo.

Ndërkohë këtë verë mund të themi që pritet të jetë e nxehtë, më e nxehta e dekadave të fundit.

Ndërsa theksoi se deri në datat 7-8 korrik, temperaturat do të arrijnë 38-39 gradë celsius. Muaji korrik, por edhe muaji gusht pritet që të kenë temperatura mbi mesataren.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH