Çdo verë, Shqipëria mirëpret mijëra turistë nga brenda dhe jashtë vendit. Por, së bashku me këtë fluks vizitorësh, vijnë edhe probleme serioze me trafikun dhe rrugët.
Rrugët kryesore, sidomos ato që të çojnë drejt detit apo zonave turistike, janë shumë të ngarkuara. Kjo shkakton pritje të gjata, aksidente dhe lodhje për drejtuesit e automjeteve. Shumë turistë ankohen se, për të kaluar një distancë të shkurtër, shpesh duhet të presin me orë të tëra.
Ndërkohë që turizmi po rritet çdo vit, rrugët dhe infrastruktura nuk po përmirësohen me të njëjtin ritëm. Janë të pakta bypass-et, parkingjet dhe rrugët alternative që do ta lehtësonin lëvizjen.
Ekspertët thonë se nëse kjo situatë nuk ndryshon, Shqipëria mund të humbasë turistë. Kjo do të dëmtonte ekonominë e vendit, që po mbështetet gjithnjë e më shumë tek turizmi.