Bota

Parandalohet vrasja e presidentit Zelensky, në Poloni

Shkruar nga Liberale.al

Parandalohet vrasja e presidentit Zelensky, në Poloni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka qenë në shënjestër të një komploti për vrasje. Plani dyshohet se ishte organizuar nga një ish-ushtarak polak, i rekrutuar shumë vite më parë nga shërbimet sekrete të Bashkimit Sovjetik.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i shërbimit të sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk. Sipas tij, burri ishte aktivizuar sërish nga shërbimet ruse dhe kishte planifikuar të sulmonte Zelensky-n në aeroportin Rzeszów-Jasionka në Poloni, duke përdorur një dron ose pushkë snajperi.

Personi në fjalë ishte pro-sovjetik prej vitesh dhe mbante ende bindje të forta nga ajo kohë. Fatmirësisht, komploti u zbulua dhe u parandalua në kohë, falë një operacioni të përbashkët midis SBU-së dhe agjencisë së sigurisë së brendshme të Polonisë (ABW).

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH