Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 14 deputetëve të opozitës për mandatin e Vullnet Sinajt, që të detyrojë Kuvendin që ta dërgojë për shqyrtim.
PD iu drejtua Kushtetueses me kërkesën që të shpallte të papajtueshëm vendimin e 30 janarit 2025 në Parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e tij.
Demokratët pretendojnë se përmes bizneseve të tij, deputeti ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.
Kërkesat e PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese:
Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj