Politikë

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor

Shkruar nga Liberale.al

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e një organi të ri drejtues në fushën e kërkimit shkencor. Bëhet fjalë për Këshillin Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor (KKSHKSH), i cili do të ketë një rol këshillimor dhe mbikëqyrës në hartimin dhe zbatimin e politikave shkencore në Shqipëri.

Ky organ do të përbëhet nga 19 anëtarë, të cilët do të përfaqësojnë fusha të ndryshme të shkencës, kërkimit dhe inovacionit. Sipas vendimit të qeverisë, KKSHKSH do të ketë të drejtën të lirojë nga detyra anëtarë në rastet kur ata mungojnë në më shumë se dy mbledhje radhazi pa arsye të justifikuara.

Gjithashtu, veprimtaria e këshillit do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), e cila do të veprojë si sekretariat teknik i këtij organi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave bazohet në nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 109/2024 “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”. Ai hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH