Aktualitet

Aksident i rëndë në Maliq/ Dy makina përplasen “kokë më kokë”, njëra përmbyset në fushë

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në Maliq/ Dy makina përplasen

Njëri nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J.D. është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi L.S.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i “Volkswagen”-it, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi J.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH