Aktualitet

Tritan Shehu shënjestroi ambasadorin Gonzato që mori pjesë te "Parada e Krenarisë"/ Berisha: S'hyj në jetën private të tjetrit!

Shkruar nga Liberale

Tritan Shehu shënjestroi ambasadorin Gonzato që mori pjesë te

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur sot në lidhje me deklaratat e bëra një ditë më parë nga deputeti demokrat, Tritan Shehu, drejtuar ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvo Gonzato i cili mori pjesë në marshimin e komunitetit LGBT.

Berisha u përgjigj duke thënë se qëndrimet e secilit anëtar të PD-së janë individuale dhe se për qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike flet vetëm kreu i kësaj force politike.

Mes të tjerash lideri i PD theksoi se respektojnë orientimet e secilit, por që shtoi se Partia Demokratike mbështet fort edhe familjen tradicionale.

“Qëndrimet zyrtare të PD i shpreh kryetari i PD. Kjo është shumë e prerë. Sa i  përket mendimeve të individëve të caktuar për ato janë individuale dhe nuk shprehin mendimin e PD.

Sigurisht qëndrimi i PD është i qartë si forcë konservatore po të kthehemi të familja, por ajo nuk është, orientimi seksual i gjithësecilit është çështje private dhe ne nuk hyjmë në jetën private të një njeriu. Ne respektojmë të drejtat e njeriut dhe orientimin, sigurisht që jemi për familjen burrë dhe grua, por i kemi të qarta qëllimet. Qëndrimet individuale janë individuale”, tha Berisha.

Theksojmë se një ditë më parë Shehu iu drejtua Gonzatos duke i thënë se është duke shkelur parimet thelbësore të diplomacisë dhe profesionalizmit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH