Aktualitet

Aksidenti TRAGJIK i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Aksidenti TRAGJIK i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milano më 18 qershor mes një makine dhe një motoçiklete. Si pasojë, 46-vjeçari shqiptar, Leonard Uruci, i cili udhëtonte me motoçikletë humbi jetën për shkak të përplasjes.

Përplasja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, 18 qershor, në rrugën Pisanello rreth orës 21:00. Ekipet e emergjencës mbërritën mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe Uruci u dërgua në spital, ku ndërro jetë pak më vonë.

Sipas një rindërtimi fillestar, motoçiklisti, duke drejtuar një Ducati, po vinte nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siena. Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit. Motoçikleta goditi makinën dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre automjete të tjera të parkuara./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH