Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur paraditen e sotme, seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”
Paraditen e sotme është parë në ambientet e SPAK, avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani.
Prej tetë muajsh si i paraburgosur, Meta kërkon që gjykata të detyrojë SPAK-un që të raportojë mbi veprimet që po kryen dhe të informojë mbi gjendjen e procedimit, pasi ka bindjen se akuza nuk ka administruar asnjë provë prej 20 tetorit kur dhe e arrestoi.
Meta i thotë gjykatës se ka qenë në dispozicion të hetimeve, ndërsa i kujton faktin që është lideri opozitar i Partisë së Lirisë dhe ky është një argument tjetër përse gjykata duhet ta lirojë.