Aktualitet

PËRLESHJE mes punonjësit të policisë bashkiake me një qytetar, REAGON policia: Konflikti ka ndodhur për shkak të ...

Shkruar nga Liberale

PËRLESHJE mes punonjësit të policisë bashkiake me një

Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shihej një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur me grushte një qytetar, ka nxitur reagime të shumta. Pas kryerjes së hetimeve nga autoritetet, është zbardhur se konflikti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një masë administrative.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetas: A. T., 36 vjeç, si dhe punonjësin e Policisë Bashkiake, Q. N., 54 vjeç. Dyshohet se të dy kanë goditur me grushte njëri-tjetrin gjatë konfliktit.

Ngjarja po ndiqet nga organet kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.

NJOFTIMI:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur me grushte, 1 qytetar, sqarojmë se u kryen hetimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe në përfundim të tyre, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç dhe për punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin Q. N., 54 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e mosmarrëveshjes në lidhje me një masë administrative, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH