Showbiz

E dhunuar nga partneri, Big Mama bën rrëfimin prekës: Isha gati për t’u martuar (FOTO)

Shkruar nga Liberale

E dhunuar nga partneri, Big Mama bën rrëfimin prekës: Isha gati


Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama ka ndarë një rrëfim tronditës për publikun teksa ka rrëfyer një përvojë të dhunshme që ka përjetuar në lidhjen e saj të parë.

Ajo tregoi se kishte qenë viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike nga partneri i atëhershëm. “Filloi me xhelozi të madhe, presion psikologjik, më largoi nga shoqëria. Nuk isha më vetja ime,” tha Big Mama.

E dhunuar nga partneri, Big Mama bën rrëfimin prekës: Isha gati

Ajo kujtoi një episod të rëndë ku, sipas saj, partneri e kishte shtrënguar në fyt aq fort sa nuk kishte mundur të ushqehej për rreth një javë.

“E fsheha, nuk doja të dilja në portale. Kisha hallin e familjes,” shtoi ajo, duke shpjeguar arsyet pse nuk kishte folur më herët. Big Mama prej dy muajsh është bërë pjesë e spektaklit “Ferma VIP”, 

E dhunuar nga partneri, Big Mama bën rrëfimin prekës: Isha gati

Ajo theksoi se përjetimet e saj e ndihmuan ta kuptonte të vërtetën: ajo ishte një viktimë dhe duhej të shpëtonte. “I dërgova një mesazh dhe i thashë që dua t’i jap fund,” përfundoi ajo.

Në mbyllje të rrëfimit, artistja dha një mesazh të fuqishëm për vajzat dhe gratë shqiptare: “Mos iu përgjëro asnjë mashkulli. Bëhuni zonja e vetes suaj. Asnjë familje nuk ka fëmijë për të hedhur poshtë.”

E dhunuar nga partneri, Big Mama bën rrëfimin prekës: Isha gati

Ky rrëfim prekës vjen si një thirrje kundër dhunës në marrëdhënie dhe si një inkurajim për të gjitha gratë që të mos heshtin përballë abuzimit.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH