Aktualitet

Vlorë, aksidentohet punonjësi i pusit të naftës, merret nën hetim përgjegjësi

Shkruar nga Liberale

 

Vlorë, aksidentohet punonjësi i pusit të naftës, merret

Nje aksident gjatë punës ka shkaktuar plagosjen një 56-vjeçari në pusin e naftës në Kocul të Vlorës, e për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Pas incidentit te ndodhur ditën e djeshme (27 maj), specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë, nisën menjëherë hetimet me shoqërimin e personave, marrjen në pyetje dhe referimin e rastit në organin e akuzës për përgjegjësin e firmës mirëmbajtëse të pusit.

“Referuam materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për A. C., 56 vjeç, me detyrë përgjegjës në firmën e mirëmbajtjes së pusit të naftës në fshatin Kocul, pasi është dëmtuar në dorë gjatë punës, G. M., 56 vjeç, banues në Vlorë”, njoftoi policia vendore.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH