Aktualitet

Gruaja 72-vjeçare në hetim për dhënie parash me fajde, sekuestrohen 500 mijë euro

Shkruar nga Liberale

Gruaja 72-vjeçare në hetim për dhënie parash me fajde,

Një grua 72-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, për shkak të moshës.

Në një pikë këmbimi valutor në pronësi të saj, policia zbuloi se persona të ndryshëm depozitonin paratë padeklaruara të cilat përdoreshin më tej për t’ua dhënë borxh qytetarëve me përqindje të lartë jashtë sistemit bankar.

Blutë e Tiranës thanë se sekuestruan 500 mijë euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në një njoftim zyrtar, policia e Tiranës thotë se po heton për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

“Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.

Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale”, njoftoi Policia e Tiranës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH