Pyetjes së sondazhit të javës nga “Liberale.al”, "A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?", të anketuarit shumica i janë përgjigjur kryesisht negativisht.
Rezultatet tregojnë se, 38% e të anketuarve janë shprehur “Po”, duke mbështetur kërkesën për rritje page për trupën gjyqësore dhe atë të prokurorisë, ndërsa 62% janë përgjigjur “Jo”, duke e kundërshtuar këtë ide.
Kujtojmë që Rama me anë të një deklarate në rrjetin social 'X', u shpreh se kjo kërkesë është një praktikë e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve.
Ai e quajti kërkesën, “shaka” për të cilën fillimisht mazhoranca socialiste heshti, por tani nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.