Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura turistike që mirëpret pushues vendas dhe të huaj.
“MIRËMËNGJES, me këtë kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Në fotografitë e publikuara nga kryeminstri theksohen zonat e dedikuara publike përgjatë vijës bregdetare, këndet sportive, si dhe pamjet mahnitëse ku deti Adriatik ndërthuret me blunë e qiellit.