Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi Alfons Bleta, 34 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit, duke përfunduar në liqen.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.