Aktualitet

Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth/ Banorët dhe tuiristët në panik, tentojnë të shuajnë zjarrin vetë

Shkruar nga Liberale

Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth/ Banorët dhe

Një zjarr i madh ka përfshirë një restorant në zonën turistike të Thethit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një bujtinë, ku ndodhej edhe restoranti në pronësi të shtetasit Petrit Gjeçaj.

Sipas burimeve nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Turistët dhe familjarët që ndodheshin pranë objektit janë evakuuar menjëherë.

Ndërkaq, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH