Aktualitet

Mbi 8700 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri, sipas OBSH kjo shifër mund të arrijë në 20 mijë

Shkruar nga Liberale
Mbi 8700 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri, sipas
Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme 7.8 dhe 7.7 ballë që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën ka arritur në 8764, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara nga të dy vendet. Sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), 6234 persona kanë humbur jetën në vend nga lëkundjet e forta të tërmetit. Ndërkohë, numri i të vdekurve në Siri ka tejkaluar 2500, bazuar në të dhënat nga media shtetërore siriane dhe organizata e shpëtimit që vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët. Helmetat e Bardha njoftuan në Twitter se të vdekurit në zonat e Sirisë të kontrolluara nga rebelët kalojnë 1280, ndërsa të plagosurit e tyre 2600. “Numri pritet të rritet ndjeshëm pasi qindra familje mbeten nën rrënoja, më shumë se 50 orë pas tërmetit”, tha organizata. Ministria e Shëndetësisë siriane raportoi se numri i të vdekurve në zonat e vendit të kontrolluara nga Damasku arriti në 1250, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve al Ikhbariya. Të lënduarit arrijnë në 2054. Ekipet e shpëtimit dhe organizatat ndërkombëtare mbeten mjaft pesimiste për rezultatin përfundimtar të goditjes së enklavës. Në fakt ditën e djeshme Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se të vdekurit nga tërmetet vdekjeprurëse mund të kalojnë 20 mijë. Megjithatë, në pozitën më të vështirë është popullsia e Sirisë, pasi para tërmeteve 70% e tyre kishin nevojë për ndihmë humanitare sipas Kombeve të Bashkuara. Pas 12 vitesh lufte, vendi po përballet me kolapsin ekonomik dhe mungesa të rënda të ujit, energjisë elektrike dhe karburantit, sipas OKB-së, duke e fokusuar mbështetjen e saj në nevojat imediate, duke përfshirë ushqimin, strehimin, artikujt joushqimor dhe ilaçet. Ndërkohë, qindra ekipe po punojnë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit, ndërsa misionet ndërkombëtare po mbërrijnë për të ndihmuar, sipas nënpresidentit turk Fuat Oktay./Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH