Policia e Tiranës ka arrestuar Shqiponja Krosin, e cila ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 vite dhe katër muaj burg për veprën penale të mashtrimit.
Bëhet fjalë për Shqiponja Krosin, banuese në Tiranë.
Krosi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Mashtrimi".
Kjo shtetase, gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.